
Gazetari, Halil Matoshi ka komentuar listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Matoshi ka lavdëruar LDK-së për listën zgjedhore, duke e cilësuar të njëjtën si profesionale dhe cilësore.
“LDK e ka listën më cilësore në kuptimin e qytetarisë, kredibilitetit profesional dhe politik. Mbi të gjitha LDK nuk ka asnjë kandidat në listë që ka probleme me ligjin”, ka thënë Matoshi.
Por ndryshe është shprehur për partitë e tjera politike. Matoshi ka thënë se kanë kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin.
“Tri partitë e tjera, përfshirë edhe atë në pushtet kanë kandidatë me probleme ligjore. VV na ka pasë premtu që do të jetë ndryshimi”, ka thënë Matoshi.
Megjithatë për renditjen e LDK-së, Matoshi nuk ka kursyer kritikat.
“Z.Ahmeti mendoj që renditja është jokridibile. Mendoj që është ba me i përngja VV-së sesa LDK-së”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/