
Avokati dhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka deklaruar se, bazuar në historikun zgjedhor pas luftës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk është mposhtur nga partitë rivale, por nga përçarjet e brendshme.
Sipas tij, në zgjedhjet e vitit 2007, kur PDK-ja doli si forca e parë politike, diferenca me LDK-në ishte vetëm rreth 4 mijë vota.
“PDK-ja nuk fitoi sepse u rrit. Në vitin 2007, kur doli e para, kishte rreth 4 mijë vota më shumë se LDK-ja. Kjo ndodhi sepse LDK-ja u nda në LDK dhe LDD. Kishte lista të ndryshme dhe dolën shumë fraksione. Prandaj, LDK-ja gjithmonë e ka mundur vetveten, jo kundërshtarët politikë”, u shpreh Hoxha.
Ai shtoi se iniciativat brenda partisë duhet të shqyrtohen me kujdes, duke theksuar se LDK-ja historikisht ka qenë “një libër i hapur” për debatet dhe zhvillimet e saj të brendshme.