
Ish-zv. i brendshëm dhe avokati, Valdet Hoxha ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur ta ruajë bazën e saj elektorale në zgjedhjet e 7 qershorit, madje sipas tij ka shënuar edhe një rritje të lehtë prej rreth 10 mijë votash.
Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Hoxha tha se pritjet publike pas rikthimit e ish-presidentes, Vjosa Osmani në LDK ishin që partia të renditej si forca e dytë politike, por se ky objektiv nuk u arrit në zgjedhje.
“LDK e ka ruajtur numrin e votuesve, madje ka një rritje solide, natyrisht të vogël, prej rreth 10 mijë votash. Perceptimi publik me kthimin e zonjës Osmani në LDK ishte se partia do ta merrte pozitën e dytë në zgjedhje. Kjo nuk doli, prandaj tani duhet të ketë një analizë që duhet ta bëjë vetë partia,” u shpreh Hoxha.