Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

LDK-ja bojkoton mbledhjen e Kryesisë për shkak të masave të BE-së

Gazeta10
03 July 2023 - 13:11

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se LDK-ja nuk ka marrë pjesë më mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për shkak, siç tha ai, të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk do të marrë pjesë as në të ardhmen në këtë mbledhje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në Mbledhjen e Kryesisë, për shkak të situatës së krijuar, lidhur me sanksionet tashmë të konfirmuara nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian dhe nga Kryeministri i Kosovës. Ne si Grup Parlamentar vlerësojmë se është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur që të sillemi në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj, nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në ardhmen dhe për masat dhe veprimet e mëtutjshme do të merren vendimet në kryesinë e partisë shumë shpejtë”, u shpreh tutje ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.