Lajme

“LDK-ja është rebelu, qysh i keni bind Abelard mos me i votu ligjet” – Konjufca thumbon dy partitë opozitare

Gazeta10
28 Tetor 2024 - 13:06

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar lidhur me situatën në Kuvend për shkak të numrave të mazhorancës pas largimit të disa deputetëve nga LVV-ja.

Konjufca ka përmendur kohën kur në qeverisje ishte PDK-LDK dhe që kishin vetëm 57 deputet dhe Kuvendi funksiononte në mënyrë të rregullt.

Ai madje iu drejtua shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri duke i thënë se “A t’ju kallxoj qa të nguca gjatë mbledhjes së Kryesisë. Abelardi e ka përvojën kur PDK-ja pat funksionuar njëherë me 58 deputetë a 57 a sa i keni pas”.

Tahiri dëgjohet duke i thënë se kanë qenë efektiv, ndërkaq Konjufca i përgjigjet “efektiv se atëherë ju dëgjojke LDK-ja tash spo dëgjon”.

“Vaj u votojshin ligjet atëherë. LDK-ja u rebelua dhe nuk voton kurrfarë ligji, s’di qysh i keni bind Abelard ndoshta mundesh me ua shpjegua gazetarëve. Na s’kem mujt me bind LDK me qenë konstruktive sa ishte në vitin 2011-2014 për atë legjislaturë”, tha Konjufca, përcjell telegrafi.

Ndërkaq menjëherë pas kësaj në foltore i është përgjigjur shefi i Gurpit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Pse LVV nga 58 deputetë ka ra në 50 deputetë është faji i LDK-së?. Konsturktiviteti prej sodit konsiderohet rebelizëm, me rëndësi që qytetarët do ta thonë fjalën e tyre”, tha shkurt Gashi.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.