
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm të ftuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi, raporton Gazeta10.
“Për temën e dialogut, Kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës. Aty LDK-ja do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak”, ka thënë ajo në një deklarim për medie.
Kujtojmë se ftesës për takim iu është përgjigjur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, teksa Partia Demokratike e Kosovës, deklaroi se po presin informacione më të hollësishme se pse është thirrë ky takim./Gazeta10