Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leao pritet të largohet nga Milani për 150 milionë euro

Gazeta10
28 November 2023 - 13:27

Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao, konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë për momentin falë paraqitjeve mbreslënëse te Milani.

Leao ka realizuar 4 gola dhe 4 asistime në 16 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2028.

Portali i njohur spanjoll për transferime, Fichajes.net,  ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester City synon transferimin e Leaos verën e ardhshme dhe se Citizens janë të gatshëm të ofrojnë 150 milionë euro për kartonin e portugezit.

Leao përfiton te Milani 6 milionë euro në sezon dhe te City do t’i ofrojnë dyfishin e pagës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.