Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ledri Vula i bën dhuratë vetes një Porsche në vlerë të 100 mijë eurove

Gazeta10
29 September 2022 - 15:13

Ledri Vula është një ndër reperet më të pëlqyer. Sukseset dhe koncertet e shumta përkthehen në fitime më të mëdha, raporton Gazeta10.

Pas përfundimit të një sezoni të suksesshëm, reperi nga Kosova i ka bërë vetes një dhuratë super luksoze. Bëhet fjalë për një veturë të tipit Porsche Carrera 911 TURBO.

Kjo makinë arrin mbi 100 mijë euro. Lajmi është bërë me dije nga kompania e shitjes së makinave përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet Ledri krah makinës luksoze. Kjo blerje e shtrenjtë vjen pak kohë pasi reperi i famshëm bleu një banesë të re në Prishtinë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.