
Në emisionin “Prime Time”, me gazetarin, Naim Sadiku, në Kanal10, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka hedhur një varg kritikash në drejtim të Kryeministrit Kurti, duke e akuzuar atë për degradim të vendit dhe për këtë arsye sipas tij ai duhet të shkojë në shtëpi, raporton Gazeta10.
Lekaj tutje ka thënë se AAK e ka përkrahur dialogun me Serbinë, por që që Kurti e ka degraduar.
“Qeveria e Kosovës e ka për obligim të nxjerrë më të mirën nga dialogu”, tha Lekaj.
Sipas tij jemi kthyer mbrapa për 10 vite. “Është për të ardhur keq si ku kemi ardhur që kryetarët e sapo zgjedhur të quhen teknik”.
“Kjo qeveri duhet të lirojë rrugën sepse ka gabuar dhe me dialog e ka treguar fytyren e vërtetë”, tha Lekaj.
Sipas tij Qeveria e Kosovës duhet të këtë kujdes me veprimet në veri duke mos rënë në gracken e Serbisë.
“Është qeveria më e zbehtë që ka pasur Kosova. Kjo qeveri ka dhënë premtime që do të jetë ndryshe dhe krejt kauzen e kanë ndërtu në sharje të 20 viteve. Nuk ka investime strategjike, investime kapitale”, tha Lekaj.