Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lekaj për Qeverinë: Praktikanta, të papërvojë dhe të fjetur

Gazeta10
24 January 2023 - 23:46

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar qeverinë Kurti për keqmenaxhim dhe mosveprim të projekteve madhore për vendin.

Lekaj në Prime Time e ka quajtur këtë qeveri, të fjetur dhe të papërvojë në qeverisje.

Madje ai tha se qevritarët aktual vazhdojnë të jenë praktikanta në Qeveri, shkruan Gazeta10.

“Qeveri më të fjetur, dhe që asnjë veprim për zhvillim të vendit, se ka bërë, është Qeveria Kurti. Kjo Qeveri do të mbahet mend për keqmenaxhim, mosveprim e asnjë cent të ngritjes së pagave, kemi rritje enorme të çmimeve. I inkurarojë që të vazhdojnë prapë me këso video, sepse po e tregojnë një papërvojë të tyre, dhe po vazhdojnë si praktikant në Qeveri”, tha tutje Lekaj në Prime Time.

Ai ka folur edhe për aferën e 53 milionisht të ndara në “Bechtel & Enka”, për autostradën Prishtinë- Han i Elezit.

Lekaj tha se është ballëhapur dhe krenar me punën që është bërë në këtë autostradë.

“Kam pasë shumë aktakuza. Unë ia kam lënë Gjykatën, dhe jam ballëhapur me atë rrugë që sot krenohet Kosova. Jam krenar me çdo veprim timin që e kam bërë për këtë vend. Unë kam pasur gjykim publik nga të gjithë”, theksoi tutje Lekaj. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.