Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka komentuar vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e çmimit të tatimit në pronë për qytetarët e Kosovës.
Lekaj vendimin për vlerësimin e pronave e ka quajtur mashtrim i Qeverisë ndaj qytëtarëve, duke thënë se ministri i Financave, Pronës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes dështimeve të tij, po tenton që këtë vendim t’ia hedhë edhe komunave, shkruan Gazeta10.
Deputeti Lekaj madje ka paralajmëruar edhe një iniciativë të subjektit politik prej nga vjen, për ndryshimin e Ligjit në fjalë.
“Qytetarët janë ngopur me thashethemet me vlerësimet, që këta i kanë numëruar këto dy vite. Më kanë telefonuar qytëtarët nga Prishtina, Gjakova etj. Goditja më e madhe në këtë gjendje të vështirë ekonomike, ju ka bërë qytëtarëve. Asnjë ligj nuk është i vdekshëm që nuk mund të plotësohet e ndryshohet. Nëse qeveria ka menduar që të mos ta atakoj qytetarin, janë që dy vite në pushtet, dhe sot i ka rënë ndërmend. Çdo herë iniciativa për ndryshimin e Ligjeve janë të mirëseardhura”, tha Lekaj në Prime Time. /Gazeta10