
Avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha, në një intervistë ekskluzive në “Politiko”, ka treguar se çfarë tha dëshmitari për thirrjet e fundit të Agonit drejtuar policisë.
Hoxha ka thënë se, sipas dëshmitarit, Agoni kishte bërë thirrje që të lirohej pasi nuk mund të merrte frymë, por që siç thotë ai, kishte hasur në vesh të shurdhër.
“Lemni t’marrë frymë, oj nanë diqa, lshomni etj, por haset në vesh të shurdhët sepse fare nuk i intereson çka thotë personi i prangosur poshtë, a është duke vdekur a jo, fare nuk iu intereson, ju intereson tek kur vdes edhe atë i ka thënë dëshmitari që ka qenë një meter, shoku i tij”, ka thënë Hoxha. /Gazeta10