Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lëndohet Bremer, do të jetë mungesa e madhe e Juventusit për gjashtë muaj

Gazeta10
03 Tetor 2024 - 15:01

Një lajm i keq ka ardhur në kampin e Juventusit gjatë ditës së enjte.

 

Mbrojtësi brazilian, Bremer ka pësuar një lëndim të rëndë dhe do të jetë jashtë fushave për gjashtë muaj.

 

Bremer u lëndua në ndeshjen kundër Leipzigut në Ligën e Kampionëve dhe pas ekzaminimeve mjekësore doli se brazilian ka ndrydhur ligamentin e gjurit të majtë dhe do të humbasë gjysmën e sezonit aktual.

 

27-vjeçari po kalonte në formë shumë të mirë këtë edicion dhe ishte lojtari i vetëm deri më tani që kishte luajtur çdo minutë në ndeshjet e “Zonjës së Vjetër”.

 

Juventusi këtë edicion nuk ka pranuar ende gol në kampionatin italian dhe kjo krejt falë mbrojtjes së “çeliktë” që e ka ndërtuar Thiago Motta.

 

Bremer është pjesë e Juventusit që nga viti 2022, ku u transferua nga Torino për shumën e 46 milionë eurove.

 

Ai ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2029 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.