Thibaut Courtois u lëndua në ndeshjen që Real Madridi e luajti kundër Atleticos të dielën mbrëma.
Real Madridi të hënën nëpërmjet një komunikate zyrtare e ka konfirmuar lëndimin e portierit bleg ku ndër të tjera thuhej se ai është diagnostikuar me një dëmtim të rrëmbyesit të këmbës së majtë.
Por, ky lëndim nuk është aq i rëndë, pasi Courtois do të jetë gati pas pushimit të ndeshjeve më kombëtare.
32-vjeçaro do t’i mungojë Realit në sfidën kundër Lille të mërkurën si dhe kundër Villarealit në fundjavë.
Courtois pritet të rikthehet në portë për Realin më 19 tetor në sfidën që Los Blancos e zhvillojnë në udhëtim te Celta Vigo.
32-vjeçari sezonin e kaluar ishte ballafaquar me një lëndim të rëndë, ku e kishte humbur pjesën më të madhe të sezonit.
Coutois po kalon sezonin e tij të shtatë me skuadrën madriliene.