Mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paqarada, ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Regensburg në Bundesliga 2 dhe si pasojë e këtij lëndimi nuk është e sigurt pjesëmarrja e tij në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e shtatorit, shkruan Gazeta10.
Paqarada u lëndua në minutën e 62-të të ndeshjes dhe u detyrua ta lëshojë fushën.
27-vjeçari është ftuar te Kombëtarja e Kosovës për herë të parë që nga marsi i vitit 2021. /Gazeta10/