Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lëndohet Lionel Messi, do të mungojë për disa javë

Gazeta10
12 February 2026 - 11:39

Inter Miami ka marrë një lajm të keq pak ditë para fillimit të sezonit në MLS.

 

Messi ka pësuar një zgjatje të muskulit dhe nuk ka stërvitur fare me skuadrën të mërkurën.

 

Rikthimi i tij mbetet të shihet se do të bëjë progres gjatë javëve në vazhdim.

 

Pas lëndimit të tij, Inter Miami e ka shtyrë edhe ndeshjen kundër Independiente del Valle në Puerto Rico deri më 26 shkurt.

 

Ky lëndim ka shqetësuar edhe kampin e kombëtares argjentinas, sidomos para Finalissimas kundër Spanjës.

 

38-vjeçari po kalon edicionet e tij të fundit si futbollist profesionist, teksa pritet të marrë pjesë edhe në një Kupë tjetër të Botës gjatë këtij viti, që do të ishte e gjashta për yllin argjentinas.

 

Messi fitoi Kupën e Botës në vitin 2022 në Katar, që ishte i vetmi trofe që mungonte në sirtarin e tij të pasur.

 

Argjentinasi në tetor rinovoi kontratën me skuadrën amerikane deri në dhjetor të vitit 2028.

 

Sezoni i ri në MLS do të startojë më 21 shkurt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.