Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lëshohet alarmi në veri, fillon barrikadimi i disa rrugëve kryesore nga serbët (Video)

Gazeta10
10 December 2022 - 16:14

Në disa lokacione tashmë ka nisur vendosja e barrikadave nga serbët lokalë. Vendosja e barrikadave është bërë në fshatin Rudarë te kryqëzimi, në Bistricë, Cerajë, Leposaviq.

Kallxo mëson se këto pika janë barrikaduar me automjete të rënda, formë kjo e cila njihet si rezistencë e qytetarëve në veri të vendit.

Te këto lokacione pati edhe më herët barrikada të cilat ishin vendosur për ngjarje të ndryshme që janë shënuar në atë zonë.

Në veri janë lëshuar edhe alarmat.

Dhjetëra zyrtarë policorë janë vendosur dy natë më parë në Lagjen e Boshnjakëve, veprim ky i Policisë së Kosovës erdhi pas tensioneve të ngritura në veri të vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.