
Kosova dje mori edhe zyrtarisht liberalizimin e vizave pas një vonese jashtëzakonisht të madhe por jo të gjithë ishin të kënaqur me lajmin. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Serbisë, Elvira Kovacs, tha se Kosova po shpërblehet ndërsa BE-ja po e ndëshkon Serbinë në dialogun e vazhdueshëm Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Njëra palë merr një çmim, ndërsa tjetra pret dy vjet për të hapur një kapitull,” tha ajo për rrugën e pranimit të Serbisë në BE.
Megjithatë, ajo konsideroi se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për arsye sigurie dhe ekonomie, para së gjithash për arsye të respektimit të së drejtës për lëvizje të lirë.
“Për arsye ekonomike, për shkak se potenciali i procesit të Berlinit – krijimi i tregut të përbashkët rajonal do të forcohet më tej, po bëhen përpjekje për të forcuar potencialin ekonomik të Ballkanit të Hapur”, tha Kovacs. /Gazeta10/