
Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se sistemi ETIAS është kriter i ri për Kosovën, raporton Gazeta10.
Bislimi ka thënë se ka vende që pa rezervë e kanë mbështetur liberalizimin e vizave si dhe disa të tjera që nuk kanë mundur të japin qëndrimin e tyre zyrtar.
Tutje, ai ka thënë se ka edhe vende pakicë që nuk e përkrahin këtë proces.
Më tej, ai ka thënë se edhe pse sistemi ETIAS është thënë se i takon vetëm rrafshit teknik ky për Kosovën është kusht i ri.
“Kemi vende të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, kemi ato shtete, të cilat për arsye të dinamikave politike nuk kanë mundur të japin qëndrimin zyrtar, për shkak se disa sosh janë në mandat teknik të qeverive të tyre, është Italia dhe Suedia, si dhe Danimarka që sapo ka paralajmëruar zgjedhjet e reja. Janë edhe vendet pakicë, të cilat nuk e kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, por dëshirojnë që këtë ta lidhin me disa elemente tjera, të cilat për neve janë kushte të reja, apo kritere të reja. Edhe pse ata pretendojnë se janë vetëm teknikalitete, për ne janë kushte të reja”, ka thënë Bislimi. / Gazeta10