Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Liburn Aliu jashtë listë së LVV-së, Pantina: Për tu habitur!

Gazeta10
12 December 2024 - 21:45

Analistja Shqipe Pantine ka thënë se mungesa e ministrit Liburn Ali në listën e LVV-së për deputet është e habitshme.

Pantina në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se Aliu është një ndër njerëzit me të pushtetshëm në LVV.

Tutje, ajo ka thënë se ka spekulime që Aliu do të emërohet ambasador në Shqipëri.

“Unë kam dëgjuar edhe më herët se ai nuk do të jetë pjesë e listës sepse ka vendosur të shkojë të jetoj në Tiranë dhe do të jetë ambasador atje, kjo është ajo çka spekulohet. Është për tu habitur, është e vërtet se Liburn Aliu është një nga njerëzit me të pushtetshëm, që ka pushtet ose ka pasur pushtet brenda LVV-së. Nuk është e vërtetë se fakti që je Shef i Shtabit nuk mundesh me garu kërkush se ndalon, por ka njerëz edhe të tjerë brenda LVV-së që asnjëherë nuk i futen garës nuk lodhen me grumbullu vota dhe që kanë pushtet dhe pse duhet Besniku me garu kur ka njerëz tjerë që mbledhin vota”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.