
Real Madridi dhe Girona do të luajnë të shtunën nga ora 18:30 në ndeshjen e xhiros së 24-t, në ndeshjen e rëndësishme për kreun e tabelës.
Reali është i pari me 58 pikë, e përcjellë nga Girona që ka 56 pikë.
Girona është duke bërë edicion ëndrrash në elitën spanjolle, dhe do të mundohet ta mbajë gjallë ëndrrën për titull kampioni.
Të dyja këto skuadra kanë humbur vetëm një herë në ligë në edicionin aktual.
Girona është duke u krahasuar me titullin historik të Leicester Cityt në Premier Leaguen angleze, në vitin 2016.
Por, trajneri i kësaj skuadre, Michel Sanchez, dëshiron vetëm që paraqitjet e mira të vazhdojnë deri në fund të kampanjës.