Gazeta10

Liderët e NATO-s mblidhen në Madrid, kjo është agjenda

Liderët e NATO-s do të mblidhen të martën në Madrid, në atë që konsiderohet të jetë një prej samiteve më të rëndësishme të aleancës perëndimore në vitet e fundit, pas sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më 27 qershor se në samitin treditor, do të arrihet pajtueshmëri për një paketë të re të ndihmës për Ukrainën në fushën e komunikimeve, sistemeve anti-dronë dhe naftës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të flasë para liderëve të NATO-s dhe aleatëve të saj, përmes video-linkut.

Edhe bllokada e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në këtë aleancë, është pikë e nxehtë diskutimi.


Stoltenberg pritet të takojë liderët e tri shteteve para nisjes së samitit.

Uniteti i proklamuar i NATO-s është duke u testuar, pasi Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, pas Shteteve të Bashkuara, është duke kërkuar garanci nga Finlanda dhe Suedia, sa u përket grupeve kurde që Ankaraja i konsideron terroriste.

Në samit pritet të ndryshojnë edhe qëndrimet zyrtare për Rusinë, pasi prej vitit 2020, aleanca e sheh Moskën si partnere strategjike.

“Kjo gjë nuk do jetë kështu në konceptin strategjik për të cilin do të pajtohemi në Madrid”, ka thënë Stoltenberg.

“Pres që aleatët ta shohin qartë që Rusia përbën kërcënim të drejtpërdrejtë në sigurinë tonë, vlerat tona dhe rregullin ndërkombëtar të bazuar në ligj”.

Në këtë samit, i cili hapet me një darkë pune më 28 qershor, do të marrin pjesë edhe liderë të shteteve që nuk janë pjesë e NATO-s, përfshirë liderët e Koresë Jugore dhe Japonisë, në cilësinë e vëzhguesve./REL/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë