Sport

Liga e Kampionëve 2022/23 starton me spektakël

Gazeta10
06 Shtator 2022 - 23:44

Ka filluar një tjetër edicion emocionues i garës më të forte për klube UEFA Champions League me ndeshje interesante dhe me rezultate befasuese, raporton Gazeta10.

Befasi që në start mund të konsiderohet humbja e Chelseat në Kroaci kundër Dinamo Zagreb, ku vendasit fituan me rezultatin 1-0 me golin e Mislav Orsic, ndërsa të zgjedhurit e Tuchel zhgënjyen përseri, në këtë humbje të Chelseat u paraqit edhe sulmuesi i kombëtarës Shqiptare Armando Broja por që hyri në lojë zëvendësues i Aubameyang por që nuk mundi të lë ndonjë gjurmë.

Në ora 18:45 u zhvillua edhe ndeshja tjetër në mes të Borussia Dortmund dhe Copenhagen e vlefshme për grupin G të cilen e fituan vendasit me golat e Reus, Guerrero dhe Jude Bellingham.

Fokusi i futbolldashësve ishte në Parc de Princes në ndeshjen e mbrëmjes mes Paris Saint Germain – Juventus, ku fitores në fund ju gëzuan vendasit me rezultatin 2-1 dhe me një përformancë të jashtëzakonshme të Kylian Mbappe i cili ishte i pandalshëm sonte duke shënuar dy gola që në pjesën e parë. Nga sfida tjetër e po këtijë grupi Benfica mposhti Macabi Haifa me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga Silva dhe Grimaldo.

Mbretërit e championsit dhe fituesit e fundit Real Madrid e filluan këtë kampanjë të fazes së grupeve me një fitore 0-3 në udhëtim tek Celtic në Skoci, golat e fitores I realizuan i përhershmi Vinicius Junior, Luka Modric dhe Eden Hazard. Po në grupin F u luajt edhe takimi RB Leipzig kundër Shakhtar Donetsk e cila përfundojë me fitoren e Ukrainasve 1-4 që mund të konsiderohet surprise e këndshme në raundin e pare të fazes së gurpeve në Champions.

Nga ora 21:00 u zhillua edhe sfida tjetër e grupit E në mes të Salzburg dhe Milan e cila u mbyllë barazim 1-1, golat në këtë ndeshje u realizuan nga Okafor për vendasit dhe Saelemakers për mysafirët.

Në ndeshjen tjetër Sevilla – Manchester City fitores ju gëzuan citizens me rezultat të thellë 0-4 me golat e të përhershmit Erling Haaland që sonte shënojë dy gola nga një gol Phil Foden dhe Ruben Dias.

Nesër zhvillohen takimet tjera të fazës së grupeve në Champions League me ndeshjet interesante: Inter-Bayern Munchen dhe Napoli – Liverpool.që të dy ndeshjet luhen në ora 21:00 /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.