Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liga e Kampionëve nis sonte, njihuni me klubet që u rikthyen dhe ato që luajnë për herë të parë

Gazeta10
19 September 2023 - 13:45

Liga e Kampionëve është ‘ajka’ e futbollit evropian, aty ku klubet më të mëdha të kontinentit të Evropës sfidojnë njëra-tjetrën.

Ky kompeticion do të nis sonte për edicionin e 69-të me radhë, me Manchester Cityn që është kampion aktual, pas triumfit edicionin e kaluar ndaj Interit në finale me rezultat 1-0.

‘Mbretërit’ e këtij kompeticioni, pa dyshim mund të quhen Real Madrid, i cili në historinë e këtij turneu ka fituar 14 trofe, shtatë më shumë se vendi i dytë, AC Milan.

Sezoni i parë i Ligës së Kampionëve u luajt në vitin 1955, gjersa deri në vitin 1992 ishte e njohur si “European Cup”. Atë vit, ky kompeticion u ribrendua dhe që atëherë ka emrin “Liga e Kampionëve”.

Me rikthimin e Ligës së Kampionëve, rikthehen edhe emocionet te futbolldashësit, të cilët bëjnë tifozëri për klubet e tyre. Të luash në Ligën e Kampionëve, do të thotë shumë, si në aspektin sportiv, po ashtu edhe në atë financiar, pasi shpërblimet janë të mëdha.

Ligës së Kampionëve nuk i mungojnë asnjëherë surprizat, me disa ekipe që nuk pritet shumë prej tyre, të cilat gjejnë rrugën për në fazat finale të kompeticionit.

Këtë edicion të ri, në Ligën e Kampionëve për herë të parë paraqiten disa ekipe, si: Union Berlin, RC Lens e Royal Antwerp, gjersa rikthehen pas disa kohësh, Newcastle, Braga, Real Sociedad, Arsenal e Feyenoord.

Newcastle United për herë të fundit pjesë e Ligës së Kampionëve ishte në sezonin 2002/03, duke u eleminuar pas fazës së dytë të grupeve (sistem i asaj kohe).

Ndërkohë, Braga në “Champions” për herë të fundit u paraqit në sezonin 2012/13, ndërsa Real Sociedad një sezon më vonë, 2013/14.

Kampioni aktual i Holandës, Feyenoord, së fundi në garën më prestigjioze për klube u paraqit në sezonin 2017/18.

Sipas Opta, favoriti kryesor për ngritjen e trofeut të Ligës së Kampionëve është Manchester City me 39% mundësi, teksa pas tyre renditet Bayerni me 11%.

Ndeshjet që luhen sonte janë:

Grupi E:

21:00 Lazio – Atletico Madrid

21:00 Feyenoord – Celtic

Grupi F:

18:45 AC Milan – Newcastle United

21:00 PSG – Borussia Dortmund

Grupi G:

18:45 Young Boys – RB Leipzig

21:00 Manchester City – Ylli i Kuq

Grupi H:

21:00 Barcelona – Royal Antwerp

21:00 Shakhtar Donetsk – Porto

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.