Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ligji i pagave në Qeveri, 130 euro koeficienti: Rekomandimet që kanë dhënë SBAShK dhe FSShK

Gazeta10
19 October 2022 - 9:53

Projektligji për Pagat ka qenë në diskutim publik, ku kushdo që ka pasur sugjerime apo kërkesa, ka mundur t’i dërgojë ato.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë treguar se janë dërguar komente nga shumë institucione, shoqëria civile, sindikatat dhe qytetarë.

Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se komentet po shqyrtohen nga zyrtarët përgjegjës në ministri dhe më pas Projektligji do të dërgohet për vlerësim të ndikimit financiar si dhe për vlerësim të përputhshmërisë me acqui të BE-së, e pastaj në Qeveri për shqyrtim dhe votim.

“Gjatë fazës së konsultimeve paraprake si dhe atyre publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar komente nga shumë institucione, shoqëria civile, sindikatat dhe qytetarë. Këto komente janë duke u shqyrtuar nga zyrtarët përgjegjës të Ministrisë. Pas adresimit të komenteve, Projektligji do të dërgohet për vlerësim të ndikimit financiar si dhe për vlerësim të përputhshmërisë me acqui të BE-së. Pas përfundimit të këtyre procedurave, Projektligji do të procedohet në Qeveri për shqyrtim dhe votim”, ka thënë Nora Fetoshi

Komente për Projektligjin e Pagave ka dërguar SBASHK-u.

Blendor Shatri, jurist në SBASHK, ka treguar kërkesat që kanë pasur.

“Ne si SBASHK kemi dorëzuar kërkesat tona gjatë diskutimit publik. Kërkesa ka qenë që të përmirësohet ky ligj. Një gjë tjetër ka qenë që koeficienti të përcaktohet me ligj të pagave dhe jo siç po planifikojnë ata që të caktohet përmes ligjit për buxhetin. Pikë tjetër ka qenë kërkesa që ligji të hyjë sa më shpejt në fuqi”, ka thënë ai.

Shatri ka theksuar se kanë kërkuar që koeficienti të fillojë me 130 euro, me mundësi të rritjes./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.