
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se janë në një tërr informativ lidhur me Ligjin e Pagave pavarësisht se ai ka kaluar, raporton Gazeta10.
Ai ka pyetur nëse dikush në Qeveri mund të tregojë se sa është paga e një zyrtari të shtetit.
“Folni mos heshtni”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.
Këtu keni postimin e plotë:
“E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit? Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i rradhës.
Folni mos heshtni tash!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10