
I ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, në një rrëfim special kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmi Limaj ka deklaruar se shumica e rasteve që ka potencuar Prokurori Special ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-ës, janë raste me aktgjykime të formës së prerë.
“Asgjë të re nuk ka, ka përsëritje të rasteve që janë trajtuar”, tha Limaj, shkruan Gazeta10.
“Ndërmarrje kriminale ka qenë edhe në rastin tim dhe të Ramushit, vija komanduese po ashtu dhe të dyja kanë ra”, tha Limaj./Gazeta10