Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Limaj godet Kurtin nga Istogu: Vuan nga kompleksi i së kaluarës, me Kosovën fituese vendi kthehet drejt zhvillimit

Gazeta10
28 January 2025 - 19:57

Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ka mbajtur takim me qytetarë në Istog.

Kreu i Nisma Socialdemokrate, nga atje tha se Istogu e Dukagjini të vendosur për ndryshim.

Limaj për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se vuan nga kopleksi i së kaluarës.

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për rreshtim dhe bashkim, për burra dhe gra me mendim racional, me qëllimin e vetëm: zhvillimin dhe avancimin e vendit.

Kosova për katër vjet ka qenë e ekspozuar ndaj rrezikut nga ata që vuajnë nga kompleksi i të kaluarës, ata që asnjëherë nuk kanë ditur e as nuk kanë guxuar të ngrihen për të mirën e vendit.

Me koalicionin për Kosovën fituese, vendi kthehet drejt zhvillimit ekonomik, drejt anëtarësimit në NATO dhe pavarsisë energjetike”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.