Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Limaj në Ngucat të Malishevës: Jemi bërë bashkë për Kosovën fituese, veçVEPRA

Gazeta10
21 January 2025 - 20:58

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Ngucat të Malishevës, ku ka zhvilluar tubim elektoral.

Ai ka thënë se Kosova gjendet në një udhëkryq, pas katër vitesh të vështira, pa investime, pa ide të qarta dhe nën sanksione.

Kështu ai bëri thirrje që të votohet koalicioni AAK-NISMA.

Postimi i plotë:

Ngucati i Malishevës, për Kosovën fituese 137!

Sot, më shumë se kurrë, Kosova gjendet në një udhëkryq, pas katër vitesh të vështira, pa investime, pa ide të qarta dhe nën sanksione, jeta e qytetarëve është bërë gjithnjë e më e vështirë.

Jemi bërë bashkë për Kosovën fituese, veçVEPRA, pa dallime, me besim e përkushtim, vendi ynë do të rikthehet në rrugën e duhur.

Koalicioni ynë garanton siguri, zhvillim ekonomik, antarësim në NATO, rivitalizim të ndërmarrjeve publike dhe pavarësim energjetik, duke bërë Kosovën tonë shembull për vendet përreth.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.