Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj për Asociacionin: Një draft i tillë, s’do ta ketë kurrë miratimin tim – Hap konflikte të reja

Gazeta10
07 February 2024 - 22:06

Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe vazhdon të nxit debat të madh në vendin tonë.

Duke folur për këtë temë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se drafit aktuali për Asocacionin është i dëmshëm dhe si i tillë nuk do ta marrë kurrë miratimin e tij.

“Një draft i tillë, s’do ta ketë kurrë miratimin tim”, ka thënë Limaj, raporton gazeta10.

Sipas tij, ky draft për Asocacionin do të sillte konflikt në vend.

“Ne duhet t’iu tregojmë miqve tanë se ai draft-status nuk normalizon marrëdhëniet, por hap konflikte të reja. Është konflikt i hapur dhe i përhershëm mes dy popujve”, ka thënë Limaj.

Ai ka treguar se si Qeveria mund ta tejkalojë këtë situatë. /Gazeta10/

Deklaratën e plotë rreth kësaj teme e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.