
Këtë të hënë, po mbahet ceremonia vjetore e organizuar nga FIFA, e cila dhuron çmimet për performancat gjatë një sezoni nga trajnerët dhe futbollistët.
Fitues i çmimit “Trajneri më i mirë” është zgjedhur trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni.
Scaloni doli fitues me Argjentinën në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke triumfuar në finale ndaj Francës me penalti.