Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“‘liri a vdekje, kurrë më nën këtë gjenocid”, vajza e Jakup Krasniqit publikon një pjesë të fjalimit të tij në Hagë një vit më parë

Gazeta10
03 April 2024 - 13:56

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa në llogarinë e saj në Facebook ka publikuar një pjesë nga fjalimi i Jakup Krasniqit një vit më parë në Hagë.

E në këtë fjalim të një viti më parë, Krasniqi tregon se kishte qarë kur kishte parë të vrarët e familjes Jashari në një depocmaterialesh ndërtimore.

Ai poashtu kishte kujtua fjalët e Demaçit i cili i kishte thenë se nuk ka fitore pa sakfrifica e pa luftë.

 “Kam qarë kur pashë në një depo materialesh ndërtimore të gjithë ata të vrarë të familjes Jashari. Adem Demaçi më tha ‘Jakup nuk ka fitore’ pa luftë dhe sakrifica. Unë e dija se ky ishte ‘çmimi i lirisë’. Unë po qaja për fëmijët, për pasardhësit e kombit tim, për ata që nuk patën mundësi të jetonin asnjë ditë të fëmijërisë së tyre,. Në ato momente e kuptova se nuk mund të jetoja më duke futur kokën në zall si struci. Ishin momente vendimtare. Në ato momente thashë ‘liri a vdekje’ por kurrë më nën këtë gjenocid”, thuhet në postim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.