
Është mbyllur procesi i votimit në katër komunat veriore të Kosovës.
Zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës janë bojkotuar nga komuniteti serb.
Një numër minimal i votuesëve kryesisht nga komuniteti boshnjak, kanë dalë për të votuar në këto zgjedhje, raporton gazeta10.
Ekipi i Kanal10 gjatë gjithë ditës e ka përcjell nga afër gjithë procesin e votimit në këtër komunat veriore.
Në Leposaviq sipas gazetarit të Kanal10, kanë votuar rreth 130 votues me 36 vota kundër shkarkimit të Lulzim Hetemit. /Gazeta10/