
Liverpooli raportohet se po synon ta zgjasë kontratën e sulmuesit Roberto Firmino.
Siç ka shkruar gazetari i njohur për transferime, Fabrizio Romano, Liverpooli dhe braziliani janë duke negociuar për marrëveshjen.
Firminos pritet t’i ofrohet kontratë afatshkurtër.
Ai ka qenë ndër lojtarët kryesore në sezonet e shkëlqimit te Liverpooli nën menaxhimin e Jurgen Kloppit.
Së fundmi ka pasur probleme të gjejë vend në ekipin e parë.
Sulmuesin qendror e morrën në vitin 2015 nga ekipi gjerman Hoffenheim, ku këtë edicion ka kontribuar me shtatë gola dhe tre asiste./Gazeta10/