
Skuadra e Liverpool po kalon nëpër një periudhë të vështirë këtë sezon në Premier League.
“Të Kuqtë” pësuan humbje të thellë këtë të shtunë nga Wolves me rezultat 3-0.
Golat për Wolves i shënuan nënshkrimi i ri, Craig Dawson, Ruben Neves si dhe për një gol tjetër u përkujdes Joel Matip, i cili shënoi autogol.
Pas kësaj humbjeje, Liverpool renditet e 10-ta në tabelë me 29 pikë të grumbulluara, ndërsa “Ujqërit” vetën e gjejnë jashtë zonës së rrezikshme në tabelë, duke u pozicionuar në vendin e 15 në klasifikim.