
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ndërtimi i Stadiumit Nacional, sipas tij nuk është çështje e vogël.
Ai thotë se staduimi do të ishte portë triumfale për Kombëtaren e Kosovës, që është krenari e jona, transmeton Gazeta10.
“Stadiumi nacional do të ishte motiv shtesë për fitoret e reja të shqiponjave tona! Respekt kryetar Ademi, Korrotica dhe Drenasi, po ju pret për Stadiumin nacional!”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10