Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Llapashtica dënon deklaratën e ministres serbe: Shprehje e një qëndrimi shovinist të aparatit shtetëror

Gazeta10
14 July 2026 - 19:39

Kryetari i OVL-së në Podujevë, Rafet Llapashtica, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, po të kishte qenë në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.

Në një intervistë në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Llapashtica e cilësoi deklaratën si shoviniste dhe tha se ajo, sipas tij, pasqyron qëndrimin e institucioneve shtetërore të Serbisë.

“Kjo është një deklaratë shoviniste, një qëndrim i të njëjtit aparat shtetëror, së bashku me qëndrimin e shefes së saj. Sot pamë edhe deklaratat e Ivica Daçiqit, ministër i Punëve të Brendshme, e pastaj edhe të Vuçiqit, shefit të saj. Të njëjtët, sipas meje, vazhdojnë me të njëjtën gjuhë. Ne e dënojmë këtë gjuhë dhe e kemi dënuar vazhdimisht. Ajo vetëm e ka shprehur atë që e ndjen. Reagime kemi parë edhe nga Bashkimi Evropian, por kanë qenë të vonshme”, deklaroi Llapashtica.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.