Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Llapi paralajmëron ankesë pas vendimit të Komisionit të Garave

Gazeta10
15 March 2024 - 19:00

Klubi nga Podujeva, Llapi, ka paralajmëruar ankesë pas vendimit të Komisionit të Garave që ndeshja me Malishevën të regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë.

Llapi ishte ankuar se Rilind Haziraj i Malishevës ishte inkuadruar pa të drejtë loje. Për këtë, Llapi kërkoi fitore me rezultat zyrtar, pasi në fushë u mposht 2:1. Por Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit e ka hedhur poshtë ankesën duke e cilësuar si “të paafatshme”.

Megjithatë, skuadra podujevase pretendon se ankesa është bërë në kohë.

“𝗞𝗿𝗮𝗵𝗮𝘀 𝗮𝗻𝗸𝗲𝘀𝗲̈𝘀 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗮𝗻𝗴𝗷𝗶𝘁𝘂𝗿 𝗳𝗹𝗲𝘁𝗲̈𝗽𝗮𝗴𝗲𝘀𝗲̈𝗻 𝗲 𝘁𝗮𝗸𝘀𝗲̈𝘀 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗻𝗸𝗲𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝟭𝟬𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼. Klubi ynë e ka dorëzuar arsyetimin për ankesën përkatëse dhe pagesën e saj brenda afateve kohore sipas nenit 62 të propozicioneve të garave (𝐩𝐫𝐨𝐯𝐞̈ 𝐞𝐦𝐚𝐢𝐥𝐢 𝐦𝐞 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐧𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐬, 𝟏𝟓 𝐦𝐚𝐫𝐬, 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟐:𝟎𝟑). Siç duket Komisioni për Gara nga ngutia për ta refuzuar ankesën nuk i ka shikuar gjitha nenet të cilat përpilohen nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit e Kosovës”, ka shkruar Llapi në faqen zyrtare.

Për këtë, Llapi do të paraqesë ankesë në Shkallën e Dytë dhe “do ta ndjekë çdo rrugë të mundshme për ta dërguar deri në fund këtë çështje”.

Më herët, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pretendoi se në vendimin e Komisionit të Garave ka gisht Ballkani.

Ballkani e Llapi po luftojnë për titull kampioni të Superligës. Aktualisht, Ballkani është lider me 51 pikë, një më shumë se Llapi. Të dy skuadrat takohen të shtunën në Suharekë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.