
Data 1 janar 2024 i përket emisionit “Kampionët Festive”.
Në këtë emision special të ftuar janë disa nga fytyrat më të njohura dhe më të suksesshme të vitit 2023.
Paneli është i përbërë nga: Bekim Isufi, Debatik Curri, Blerand Stavileci, Gramoz Vokrri, Enkelida Gegollaj, Dilara Gashi, Gen Zeqiraj dhe Aldona Kurtolli.
Gjatë diskutimit e sipër, Gen Zeqiraj kritikoi fuqishëm lojtarët e Kosovës.
“Lojtarët e kombëtares së Kosovës, shumë të padisiplinuar, i kam parë disa herë që gjatë grumbullimit kanë frekuentuar klubet e natës nëpër kryeqytet.” – ka thënë ai.
Sipas Genit, ky fenomen duhet të ndryshojë. pasi me këtë çasje nuk do të ketë suksese asnjëherë për Kosovën dhe as për lojtarët e saj.