
Lorenc Hasrama vendosi të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, duke thënë se gjendja e tij emocionale është arsyeja kryesore që ai nuk po mund të luajë siç duhet, shkruan Gazeta10.
Gjatë qëndrimit në shtëpi ai kishte zbuluar se kishte një lidhje me Kejsin, gjë të cilën kjo e fundit nuk kishte dëshirë ta tregonte.
Lorenci i ftuar në “Ftesë në 5” tha se për këtë situatë i ka kërkuar falje ëshë Sabianit.
Edhe pse u aludua se mes Kejsit dhe Lorencit mund të kishte akoma një mundësi për të filluar përsëri një lidhje, dhe se të dy ndjejnë për njëri tjetrin, Lorenci ka treguar se ka një të dashur jashtë.
Ai ka thënë që është që disa muaj në një lidhje dhe i ka kërkuar falje publike për situatën e krijuar brenda shtëpisë së BBVA.
“Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet”, tha Lorenci./Gazeta10