
Agjenti i patundshmërive Luan Brokeri i ftuar në emisionin “Dita e re” në Kanal10 ka treguar për profesionin e tij.
Ai ka thënë nëse do të ishte në një shtet tjetër do të ishte më i suksesshëm, raporton Gazeta10.
“Shumë më tepër kisha pas dëshirë me punu në Gjermani, Angli, Amerikë, sepse funksionin ligji të paktën këtu tek ne nuk funksionon, vjen një klient i’a tregon 4-5 banesa dhe pas një kohe ai shkon vet dhe e merr, nëse doni me padit nuk i keni të gjitha mjetet”, tha ai në Kanal10.
Agjenti Brokeri lut Qeverinë që të rregullojë ligjin për këtë pjesë të patundshmërisë.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë./Gazeta10