
Ministrja gjermane për Klimë dhe Evropë, Anna Lührmann, në një intervistë eskluzive për Prime Time të Kanal10, ka komentuar draftin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ajo ka thënë se ky draft nuk ka të bëjë asgjë me Qeverinë e Gjermanisë, dhe se në asnjë mënyrë nuk është autorizuar nga ajo, raporton Gazeta10.
“Është një draft gjerman, i mbikqyrur nga Asocacioni gjerman “Frierich Ebert Foundation”, të cilët kanë bashkëpunuar me ekspertë të pavarur, dhe nuk është draft i autorizuar në asnjë mënyrë nga qeveria gjermane, por ne mendojmë gjithmonë se është mirë nëse pjesëtarë të shoqërisë civile, ekspertë, angazhohen për këtë çështje, sepse në një mënyrë do të ishte mirë nëse do të kishte një marrëveshje për statutin e Asociacionit të Komunave Serbe.“, ka thënë fillimisht ajo.
Më tej, Lührmann, ka deklaruar se për të është problematike për t’i dhënë kompetenca të plota ekzkekutive.
“Po, dhe për mua duket problematike për t’i dhënë komeptenca të plota ekzekutive. Por, gjithsesi, mendoj se është mirë që të ketë bashkëpunim me këto komuna, dhe të gjejnë një rrugë se si mund t’i organizojnë dhe t’i shprehin pikëpamjet e tyre.”, ka thënë ajo./Gazeta10