
Ministrja gjermane për Klimë dhe Evropë, Anna Lührmann, ka deklaruar se nga takimi i 3 nëntorit, presin që të bëjnë hapa para për tregun e përbashkët rajonal.
Ajo në një intervistë ekskluzive për Prime Time, ka thënë se në këtë samit gjithashtu do të diskutohet për çështjen e energjisë, pasi pritet që të jetë një periudhë e vështirë e dimrit edhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta10.
“Ne tashmë kemi një marrëveshje, një platformë të përbashkët për blerjen e gazit, ku do të inkuadrohen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe do të ketë edhe masa tjera shtesë. Së treti, do të flasim për agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, që përfshinë çështjen e energjisë së ripërtëritshme, siç thash më parë, por edhe çështje tjera, si menaxhimi i mbeturinave, që ndihmojnë për një të ardhme të pastër dhe të gjelbër“, ka deklaruar Lührmann në Kanal10./Gazeta10