Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Luis Diaz pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve

Gazeta10
10 February 2023 - 11:54

Sulmuesi anësor i Liverpool, Luis Diaz pritët të jetë gati për ndeshjen e dytë të Liverpoolit ndaj Real Madrid që zhvillohet në mes të marsit në “Santiago Bernabeu”.

Kolumbiani është jashte fushave që katër muaj pas një lëndimi të pësuar në tetor të vitit 2022 në ndeshjen ndaj Arsenalit, me Diaz që është rikthyer në stërvitje të lehta, dhe beson që do të merrë pjesë më 15 mars në ndeshjen ndaj gjigandëve spanjoll, Real Madrid.

“Shpresoj që te jam gati së shpejti. Më duhet të pres edhe pak, me shpresën që do të kthehem për ndeshjen që luhet në Madrid.” Kishte thënë Diaz në një intervistë për SkySport.

Luis Diaz këtë sezon është paraqitur në 12 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar tri asiste.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.