
Kryefjala momentale, Luiz Ejlli i cili po përflitet në çdo hap të tij që po e bënë është kapur sot mat duke u ndalur nga policia bashkiake, ku polici e denon atë me gjobë.
Arsyeja e dënimit ishte pasi artisti shkodran kishte parkuar automjetin e tij në një hapësirë të rezervuar për taksi në rrugën “Papa Gjon Pali II” në kryeqytet.
Në një video të shkurtër të siguruar nga A2 CNN shihet teksa Ejlli nuk ka kundërshtuar policin për gjobën, por e ka pritur atë me buzëqeshje.