Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Luizi bën tatuazh portretin e Kiarës në një vjetorin e njohjes

Gazeta10
24 December 2023 - 15:09

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje kanë festuar një vjetorin e njohjes së tyre.

Prandaj për këtë datë të rëndësishme për ta, Luizi ka vendosur që t’i bëjë një surprizë Kiarës, duke bërë portretin e saj ‘tattoo’.

Ai ndau një video në InstaStory dhe u shpreh që data 24 dhjetor është një kujtim i dhimbshëm pasi babai i tij ka ndërruar jetë por është edhe dita që njohu Kiarën.

“Vendosa të bëj diçka, me rastin e një vjetorit që kam me Kiarën, pavarësisht se unë në këtë ditë e kam një kujtim të dhimbshëm. Babai im ka ndërruar jetë. Zoti me një dorë merr me një dorë jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza me ndihmën e zotit dhe vendosa të bëj ketë ‘tattoo’. Gëzuar festat të gjithëve,” u shpreh Luizi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.