Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Luizi bënë zgjedhjen e tij në mes Kiarës dhe lojës, zgjedhja e tij është e papritur

Gazeta10
01 March 2023 - 15:42

Luizi e ka bërë zgjedhjen e tij, Kiara mbrëmjen e djeshme i kërkoi të zgjidhte mes saj dhe lojës, raporton Gazata10.

Dhe sot Luizi është zgjuar i kthjelluar dhe ka zgjedhur pikërisht atë për të cilën ka hyrë dhe ka kaluar kaq shumë gjëra, lojën.
Të paktën kështu ka deklaruar paraditen e sotme në një bisedë me banorët.

“Më tha se të dyja njëkohësisht nuk i mban dot. Ndaç, nuk i bëj! “Zgjidh”- më tha mua. Po zgjedh të fitoj Big Brother, Kiarën e takoj jashtë sa të dal dhe vazhdojmë ku e lamë. Po deshi, po s’deshi.Të dyja nuk i bëj dot. I bëra 67 ditë.“- tha ai.

Kiara ishte e ashpër në bisedën me Luizin mbrëmjen e djeshme, të cilit i tha se po e kthen në pikën 0 dhe se nuk i jep asnjë kënaqësi. Ajo i kërkoi të bëjë një zgjedhje mes saj dhe lojës ose të gjejë mesin e artë, që ende se ka gjetur sipas Kiarës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.