Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Luizi dhe Donaldi me një bashkëpunim muzikor, të premten publikojnë “2 Shotsa”

Gazeta10
10 May 2023 - 19:52

Këngëtari Luiz Ejlli të shtunën e 6 majti u shpall fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Por, menjëherë pas kësaj, Luizi ka nisur punën dhe angazhimet muzikore si me koncerte ashtu edhe me këngë të reja.

Tashmë, këngëtari nga Shkodra ka përfunduar projektin e parë pas daljes nga BBVA, e që është në bashkëpunim me aktorin Donald Veshaj.

Donaldi ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku ka njoftuar duetin e dyshes duke dhënë disa detaje rreth tij.

Në përshkrimin e postimit, Donaldi zbuloi se kënga mban titullin “2 Shotsa”, producent i të cilës është Elgit Doda dhe pritet të publikohet këtë të premte.

Në video, Luizi dhe Donaldin shihen bashkë në ambientet e një zyre teksa këndojnë e kërcejnë me këngën e tyre.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që vëmendjen më të madhe morën nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania.

Por, ndryshe nga Luizi, Donaldi doli i dyti në edicionin e parë të BBVA ku fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.