
Luka Modric mund ta përfundojë karrierën në futbollin kroat.
Modric është aktualisht pjesë e Milanit, ekip me të cilin mund t’i ndajë rrugët pas përfundimit të sezonit.
Milani i ka ofruar rinovim mesfushori kroat, por ai ende nuk ka vendosur që ta pranojë këtë propozim.
Mediat në Itali raportojnë se 40-vjeçari mund të bëjë një rikthim senzacional pas përfundimit të Kupës së Botës, që do të ishte edhe destinacioni i fundit në karrierën e tij.
Gjithnjë sipas mediave italiane, edhe pensionimi nga futbolli aktiv është një opsion për të pas Kampionatit Botëror.
Modric ka qenë pjesë e Dinamo Zagreb gjatë viteve 2002-2008, ku ishte fillimisht pjesë e grupmoshave U17 e deri në ekipin e parë.
40-vjeçari erdhi te Milani në verë si transfer i lirë, pas një periudhe 13-vjeçare të kaluar te Real Madridi.
Përkundër moshës, ylli kroat po tregon paraqitje shumë të mira në Serie A, ku është titular i padiskutueshëm te “Rossonerët”.
Në verë, ai do të luajë në Botërorin e pestë më kombëtaren kroate.