
Mesfushori kroat, Luka Modric thuhet se do të qëndroj tek Real Madridi edhe sezonin e ardhshëm.
Siç raporton gazeta spanjolle MARCA, palët kanë shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje dhe një marrëveshje pritet të arrihet së shpejti.
37-vjeçari i cili iu bashkua ekipit madrilen në vitin 2012 pas një aventure në Premier League me Tottenhamin, i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.
Këtë sezon ai ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e “Los Blancos” ku ka kontribuar me 6 gola e 6 asistime.
Fituesi i Topit të Artë në sirtarin e tij numëron 22 trofe me Real Madridin në mesin e të cilave ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve dhe tri herë ligën e Spanjës.
Modric karrierën e nisi në Kroaci tek ekipi i Dinamo Zagrebit ku nga aty bëri hapin e madh dhe u transferua në Angli tek ekipi i Tottenham për shumën e 22 milionë eurove.
Performancat e tij të mira bënë që Real Madridi të nënshkruaj me të në gusht të 2012-ës për shifrën e 35 milionë eurove.